Categories Lajme

Çomo: Covid shkakton edhe çrregullime psikologjike

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo foli sot edhe për pasojat psikologjike që koronavirusi shkakton tek pacientët e prekur, duke marrë shkas nga rasti i 69-vjeçarit, i cili u vetëhodh nga kati i tretë i Spitalit Infektiv.

Në një intervistë televizive, Çomo tha se gjendja shëndetësore e 69-vjeçarit nga Bolena e Fierit paraqitet kritike jo vetëm për shkak të Covid-19, por tashmë edhe për shkak të pasojave pas ngjarjes së sotme.

“Sigurisht është ngjarje tragjike ajo që ka ndodhur me një pacient të shtruar në 24 orët e fundit. Ai ndodhet aktualisht në terapi intensive pranë Spitalit Infektiv. Akti është kryer nga në një situatë të rënduar psikologjike. 69-vjeçari është në situatë problematike qoftë nga sëmundja bazë, por edhe nga pasojat që u shkaktuan nga vetëhedhja. Puna jonë ka edhe këto lloj problematikash, por që gjithsesi puna jonë do të vazhdojë, ndërkohë që do të kërkoja edhe nga mediet të na mbështesin në punën tonë, të kemi suportin moral që nevojitet si në rastin e pacientëve, dhe në rastin e personelit mjekësor”, deklaroi Çomo.

Sipas saj, çdo pacient i infektuar nga Covid, është i rrezikuar të preket nga çrregullimet psikologjike. Kjo situatë, vijoi ajo, rëndohet edhe nga fakti se kur hyn në spital i sëmuri, përballet me frikën, por edhe me mungesën e kontaktit fizik me familjarët gjatë kohës së shtrimit, edhe pse kontakti përmes telefonatave nuk mungon.

“Për të qenë korrekt me ju, gjithmonë mbetet frika për pasojat që sëmundja lë në sistemin nervor. Padiskutim mund të themi që çdo pacient që është i prekur nga Covid është i rrezikuar nga çrregullimet psikologjike. Pranë Infektivit kemi psikologë të atashuar. Në krahun tim çdo ditë kam psikologun, është pjesë e punës në Spitalin Infektiv. Pacientët kur hyjnë në Infektiv kanë frikën e sëmundjes, kanë problematika të tjera, siç mund të jetë kontakti i pamundur me familjarët, gjë e cila rëndon psikologjikisht pacientin, edhe pse ne mbajmë kontakte të vazhdueshme me familjarët e çdo pacienti”, sqaroi doktoresha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME