Categories Sport

VIDEO/ Nuk i duhet as një raund i plotë, Florian Marku mund Mweemba

Muma Mweemba rezultoi të ishte kundërshtar shumë i dobët për të përballuar furinë Florian Marku. Në ndeshjen e zhvilluar në Londër kampioni shqiptar ka gjunjëzuar që në raundin e parë kundërshtarin dhe ka fituar ndeshjen pa i dhënë mundësinë kundërshtarit të reagojë.

Vetëm në raundin e parë Marku e rrëzoi rivalin tre herë, teksa hera e parë në brinjë rezultoi të ishte fatale sepse pas saj Mweemba nuk arriti të reagojë në mënyrën e duhur ndaj goditjeve të njëpasnjëshme të Markut.

Kështu ndodhi derisa boksieri shqiptar gjeti hapësirën e duhur dhe lëshoi seri goditjesh të forta në fytyrën e kundërshtarit, aq sa gjyqtari të ndalonte ndeshjen dhe Mweemba të kishte nevojë për maskën e oksigjenit. Kjo ishte ndeshja e shtatë e Markut në disiplinën e boksit, teksa regjistron po aq fitore.

Në fakt Mweemba qe paralajmëruar më parë kur Marku shprehej: “Nuk je përballur kurrë me një si unë, do e shohësh nesër në ring”. Në fund me siguri kundërshtari është bindur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME