Categories Lajme

Conad! Qytetarja çoi mallin e mykur, pronari s’e lë të futet (Video)

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur denoncime të panumërta që tregojnë se si supermarkete të ndryshme në vend shesin produkte të skaduara, ose jashtë çdo standardi, ndërsa institucioni përkatës, AKU, herë është në ‘gjumë letargjik’ e herë bën ‘një sy qorr e një vesh shurdh’, duke favorizuar oligarkët që i kanë në pronësi, të cilët shpesh herë rezultojnë të kenë lidhje të ngushta me qeveritarët dhe “Rilindjen”.

Pak ditë më parë, JOQ Albania denoncoi një tjetër rast abuzimi me produktet ushqimore, i cili kishte të bënte me rrjetin e supermarketeve Conad Albania, i cili është në pronësi të biznesmenit Luan Leka, i cili po ashtu rezulton të jetë edhe pronar i kompanisë së njohur të prodhimit të sallamrave EHW dhe fabrikës së ujit Qafë-Shtama. Një kliente e këtij supermarketi dërgoi në redaksinë tonë një foto të një pakoje makarona, të cilat edhe pse datën e skadencës e kishin të rregullt, ishin të mykura dhe të pakonsumueshme.

Mirëpo, denoncimi në JOQ Albania duket se i ka djegur personalisht zotit Leka, i cili i ka hyrë me themel kësaj çështjeje, duke zbuluar se kush ishte klientja që e denoncoi pakon me makarona të mykyra. Pasi e ka gjetur se për cilën kliente bëhej fjalë, ai ka marrë një vendim të paprecendentë ndaj saj, që përbën një megaskandal të pazakontë. Këtë gjë e ka zbuluar vetë denoncuesja e rastit, e cila ka dërguar së fundmi një mesazh në redaksinë e JOQ Albania ku tregon se nuk i është lejuar hyrja në dyqan. Ajo ka dërguar edhe një video, ku me zë dhe figurë shihet se si roja i supermarketit deklaron se ka urdhër nga vetë zoti Leka për të mos e lejuar zonjën të futet në supermarketin në fjalë.

Denoncimi i plotë: Përshëndetje JOQ, unë jam zonja që dërgova komentin me foton e makaronave të dëmtuara Conad. Po, pasi e emërova dyqanin, duke kaluar kartën Conad me emrin tim, nuk ishte e vështirë të gjesh emrin tim. Këtë mëngjes, duke shkuar në Conad për të bërë pazarin , zoti Luan Leka kishte dhënë urdhër që të mos më lejonin të hyja në dyqan. Ju keni videon që e demonstron. Faleminderit shume , me respekt Ledia
Tingëllon absurde, por videoja e mëposhtme është fakt dhe duket se tregon “fytyrën” e vërtetë të Lekës, i cili për interesat personale, është gati të zbulojë çdo klient që denoncon “të palarat” e produkteve që tregtohen në supermarketet e tij, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumtarëve shqiptarë.

Mirëpo, ky urdhër i dhënë nga Leka nuk ka kurrfarë vlere, pasi ligjërisht është pa asnjë efekt ndaj klientit, pasi vetëm administratorit të kompanisë i takon ta bëjë gjë të tillë. Ndërkohë, skandali në këtë rast ka të bëjë me diskriminimin që i është bërë klientes në fjalë, e cila për shkak të opinionit që shprehu për një produkt të mykur, i është mohuar aksesi në një ambient privat të hapur për publikun.

Në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi parashikohet qartë se kur një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme apo nëse do të trajtohej në mënyrë më pak të favorshme sesa një person tjetër në një situatë të ngjashme, kemi të bëjmë me diskriminim të drejtpërdrejtë. Siç shihet në videon e mëposhtme, në market janë edhe shumë qytetarë të tjerë, ndërsa vetëm zonjës në fjalë nuk i lejohet hyrja. Kjo ndodhi sepse kështu tha roja, i cili shprehet se është urdhëruar nga Leka, duke i kufizuar hyrjen në hapësirën private të hapur për publikun një qytetareje, kliente e kompanisë në fjalë.

Një kufizim i tillë mund të bëhet nga subjektet përkatëse vetëm në rastet kur personi mbart një rrezik të konstatuar nga organet kompetente, ose për shkak të kushteve dhe kategorive të bëra më parë publike, por që kurrsesi nuk mund të jenë të tilla që mund të përjashtojnë një person specifik dhe nuk kanë të bëjnë aspak me rastin konkret. Moslejimi i zonjës, e cila ka bërë publik një medim të sajin në masë të gjerë në lidhje me një produkt të kompanisë në fjalë, që nuk përmbushte asnjë standard sigurie, për më tepër ishte një “minë me sahat” për shëndetin, ka kufizuar të drejtën e saj për të hyrë në një ambient privat të hapur për publikun e gjerë, gjë e cila përbën atë që ligjërisht cilësohet si “diskrimimin i drejtpërdrejtë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME