Italia theu sërish sot nivelin më të lartë të regjistruar gjatë pandemisë për infektimet ditore me COVID-19, duke raportuar pothuajse 15 200 raste të reja në 24 orë, njoftuan autoritetet shëndetësore. Përveç tyre, u raportuan edhe 127 v dekje nga COVID-19.
Në një fjalim në Senat, kryeministri italian Giuseppe Conte u bëri thirrje italianëve të shmangin të gjitha udhëtimet e panevojshme. Lombardia, e cila përfshin Milanon, ka qenë rajoni më i prekur si në valën e parë dhe të dytë të pandemisë. Ajo ka planifikuar të vendosë një shtetrrethim nate në fashën orare 23:00-05:00, duke filluar nga e enjtja. Në Campania, ku situata është gjithashtu kritike, do të vendosë një shtetrrethim nate të ngjashëme nga e premtja
