Ministria e Shëndetësisë publikoi të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë në vend. Tirana vijon të jetë qarku më i goditur, ndërsa nga 840 raste të reja me Covid-19, 375 prej tyre ishin në kryeqytet.
Por mes qarqeve më të prekur është edhe Vlora Korca etj. Sipas asaj që raporton gazetari në 42 rastet e konfirmuara bëjnë pjesë mësuesë, infermierë, pedagog,studentë dhe punonjës të tjerë të institucioneve në këtë qytet.
Rastet e reja në Vlorë:
4 mësues , 3 prej të cilëve në fshat dhe 1 në qytet. Tre infermierë pranë Qendra Shëndetësore Vranisht dhe Qëndra Shëndetësore nr.1. 2 Edukatore Kopshti nr.3 dhe 1 Edukatore Kopshti fshati Tre vllazër. Raste të konfirmuara edhe pranë Policisë Vlorë, 1 rast pranë Sigurimeve Shoqërore, 1 rast pedagog pranë Universitetit të Vlorës dhe një student. 1 rast pranë Kadastrës, tjetër rast në bazën e Pashalimanit dhe 1 nxënës në shkollë publike. Raste e tjera janë raste kontakti në sektorin privat dhe pensionistë.
