Categories Lajme

COVID dhe Shqipëria, BSH rendit faktorët që ulin ekonominë

Pasiguritë janë të mëdha për ecurinë e ekonomisë shqiptare, edhe pse më e keqja mund të ketë kaluar. Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të Politikës Monetare, shprehet se kulmi i krizës ndodhi gjatë mbylljes së detyruar të ekonomisë në periudhën Prill-Qershor, por efektet negative do të ndihen edhe në vijim.

Rimëkëmbja pritet të jetë e ngadaltë, veçanërisht deri në normalizimin e konsumit, diçka që pritet të ndodhë në vitin 2022. Por nga ana tjetër, janë të shumtë faktorët që mund të bëhen pengesë. Së pari, elementët e jashtëm si zgjatja e pandemisë dhe kriza e fortë që pritet të pësojnë partnerët kryesorë tregtarë si Italia. Kjo pritet të ushtrojë një presion të fortë mbi eksportuesit shqiptarë, që po vuajnë njëkohësisht nga një rënie historike e prodhimit.

Nivele historike negative ka prekur edhe treguesi i ndjesisë ekonomike, që shfaq besimin e biznesit dhe konsumatorëve tek ekonomia. Kjo shihet veçanërisht tek investimet private, që janë tashmë në rënie të lirë prej një viti. Me bizneset në krizë dhe individët e stepur për të shpenzuar për shkak të pasigurisë, rënia e ekonomisë këtë vit do të amortizohet vetëm nga investimet publike. Ndërkohë Banka e Shqipërisë heziton të bëjë një parashikim me shifra për rënien ekonomike këtë vit, teksa deklaron se çdo skenar është i mundshëm, që nga ringritja e shpejtë, tek stanjacioni afatgjatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME