Categories Lajme

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri spitalet Covid mbingarkesë pacientësh nga të gjitha moshat

Në Shqipëri, pandemia Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjitha moshat dhe krahinat. Tirana është qyteti më i prekur nga virusi për shkak të numrit të madh banorëve. Në kryeqytet janë vendosur edhe dy spitalet Covid, Infektivi dhe Sanatoriumi, të cilët mjekojnë një numër pacientësh përherë në rritje. Një pacient me Covid vetëm 29 vjeç i dha fund jetës sot në orët e para të ditës, duke u hedhur nga katet e sipërme të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku po mjekohej prej 4 ditësh.

Pas Spitalit Infektiv në Qendrën Universitare Nënë Tereza, është spitali i dytë Covid “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Sanatoriumi, ai që po mban gjithashtu mbingarkesë të pazakontë pacientësh të infektuar nga koronavirusi. Vdekjeve nga sëmundja sot iu shtua në spital edhe një vetëvrasje. Një pacient 29 vjeç nga Durrësi i dha fund jetës sot në orët e para të ditës duke u hedhur nga katet e sipërme të ndërtesës.

Përfaqësuesit e spitalit universitar deklaruan se i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Por mjekët thanë se janë organet e specializuara ato që po hetojnë mbi arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, dhe se ata kujdesen me përkushtim për shërbimin shëndetësor.

Sipas njoftimeve zyrtare, mosha mesatare e pacientëve me Covid është është 47 vjeç. Afro 20 për qind e të prekurve u përkasin moshave 55-64 vjeç, por po aq, rreth 20 për qind të tjerë janë pacientë të moshave të reja 25-34 vjeç. Edhe sot përreth Sanatoriumit kishte një numër të konsiderueshëm forcash të rendit dhe familjarësh, të parët për të vendosur rregull dhe rritur sigurinë, të dytët për të ndihmuar sadopak nga jashtë e në distancë njerëzit e shtëpisë të shtruar aty.

Në Sanatorium janë të shtruar afro 120 pacientë, disa janë të intubuar dhe disa në tereapi intensive, por shifrat lëvizin përditë midis atyre që shërohen dhe lënë spitalin dhe atyre që shtrohen rishtas. Kur dolën rastet e para me COVID në pranverë dhe nga vdekja e parë më 11 mars, sot pas afro 5 muajsh, numrat në Shqipëri janë mbi 208 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar./voa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME