Covid i merr jetën vlonjatit Ilia Vishi Vishi është stomatologu i mirënjohur me një aktivitet shumëvjecar në Vlorë, e së fundmi në Tiranë. Djali i të madhit Gaq Vishi, prej pesëmbëdhjetë ditësh ishte i shtruar në spital, por nuk mundi të fitojë betejën me Covid. Ilia Vishi do të mbahet mend për qytetarinë e madhe që përcolli përgjatë gjithë jetës së tij shoqërore dhe profesionale! Ngushëllime fëmijëve dhe të afërmve për humbjen e madhe!
Covid i merr jetën vlonjatit Ilia Vishi
