Zgjodhëm fillim janarin për të përzgjedhur “Vlonjatët e vitit 2020” . Janë 7 vlonjatë nga fusha të ndryshme ,të cilët spikatën në forma të ndryshme përgjatë vitit të vështirë që lam pas ,në ndihmë të qytetarëve. Ata janë :
GJENA MUSKAJ (MUSARAJ) Presidentja e Universitetit Reald ,në nisje të pandemisë 2020 ,përgjatë saj por edhe në fund të vitit,ndihmoi shumë familje me ndihma ushqimore ,veshje dhe deri te ato monetare pa kurrfarë interesi .Edhe pse dëshira e saj ishte që të ngelej çdo gjë në heshtje ,kanë qënë vetë qytetarë që janë ndihmuar ,të cilët kanë falenderuar publikisht për ndihmën e dhënë.Edhe pse një vit i vështirë për biznesin ndihma e presidentes së Universitetit Reald ishte e pranishme dhe e konsiderueshme.
DEAN ÇELAJ Deani ,i riu Vlonjat i cili krijoi platformën Akademi.al ,falë të cilës të gjithë nxënësit nuk humbën mësimin përgjatë pandëmisë 2020 duke e bërë atë online.Platforma “Akademi.al” i ka ardhë në ndihmë më shumë se 1 milion nxënësve ndërsa mbi 96% e mësuesve në mbarë vendin kanë hapur një llogari në platformë teksa janë regjistruar 1226 shkolla me kurikula nga parashkollori deri në maturë .
Së fundmi platforma e krijuar nga Dean Çelaj është një prej pikave të bashkëpunimit me sistemin arsimor të Kosovës duke bërë që për dy kombet mësimi të jetë i përbashkët. E gjithë platforma u realizua falas nga i riu i cili ishte ndër përfituesit e bursës së ekselencës dhe u formua në një prej universiteteve më të njohura në Angli. MARENGLEN RUSHITI Marenglen Rushiti ose “Genua i Karabashit” ,përgjatë pandemisë 2020 por edhe përgjatë festave ,ka ndihmuar shumë familje .Shumica e ndihmave janë dhënë në mënyrë të heshtur te shtresa në nevojë ,persona me aftësi të kufizuara dhe deri te artistë .Një prej veçorive që e ka karakterizuar pronarin e “Karabashit” ,është fakti që është ndër të parët në nismat e e ndihmës për personat në nevojë në situata të vështira dhe këtë gjë e tregoi në vitin e vështirë që lam pas. Genua është dhe një promovues shumë i mirë i historisë së qytetit të Vlorës në bizneset e tij si dhe në rrjete sociale.
Dr. KRISTO PAPA Kristo Papa është një prej mjekëve më të mirë Shqiptar në botë.Përgjatë viteve të kaluara ka ndihmuar duke shpëtuar jetën e shumë Shqiptarëve me probleme shëndetësore ,pa kurrfarë interesi.Ai ka ndihmuar dhe shumë fëmijë Shqiptarë nëpërmjet “Papa Foundation” duke arritur të realizojë operacione tepër të vështira .Përgjatë pandemisë 2020 Doktori Vlonjat Kristo Papa ka trajtuar nëpërmjet konsultave online,fizike apo dhe me medikamente, shumë të prekur me Covid-19 si dhe pacientë të cilat sëmundja famëkeqe i ka lënë me pasoja.
Aktualisht Dr Kristo Papa shërben si Kardio Kirurg në Royal Hospital në Londër. Doktori po ndërton dhe një rrjet doktorësh Shqiptarë nëpër botë ,me qëllim për të ndihmuar nga ana shëndetësore qytetarë Shqiptarë që nuk kanë mundësi ekonomike.
Dr.SKËNDER BRATAJ Kreu i Urgjencës, vlonjati Skënder Brataj ,është ndër njerzit kryesorë të luftës ndaj Covid 19.Që në nisje të pandemisë 2020 ,ai ka qënë në ballë të betejës duke u infektuar dhe vet me sëmundjen famëkeqe.Brataj ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me vlonjatë të ndryshëm të prekur me Covid ,duke dhënë trajtime dhe këshilla.Mjeku i njohur vlonjat ,përgjatë gjithë kohës ,ka ecur paralelisht me sistemin e trajtimit ashtu si dhe në shumë vënde të botës .Doktor Brataj ka arritur gjithashtu të krijojë një strukturë të moderrnizuar në sektorin e urgjencave ku kjo gjë u pa dhe përgjatë situatës së Covid 19.
ENRIK MEHMETI Gazetari i mirënjohur ,ka qënë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të raportimit për situatën ndaj Covid-19.Edhe pse në fillim nuk dihej rreziku sëmundjes, Gazetari ka raportuar të gjitha detajet duke i dhënë publikut një pasqyrë të saktë. Ajo për të cilën vlerësohet më shumë për 2020 është fakti i inisiativave për të ndihmuar familjet e prekura nga vështirësitë ekonomike si pasojë e mungesës së vëndeve të punës.Nëpërmjet inisiativave të ndryshme të iniciuara nga gazetari Enrik Mehmeti ,është arritur që shumë familje të marrin ndihma ekonomike por edhe shëndetësore. Gjithashtu nëpërmjet mediave ku ai punon si dhe rrjeteve të tij sociale ku faqja personale me emrin e gazetarit e cila është ndër më të ndjekurat në Shqipëri ,është arritur që të trajtohen histori sociale,personale brënda dhe jashtë Shqipërisë.
Gazetari Mehmeti është fitues i disa çmimeve brënda dhe jashtë shqipërisë për aspektin social ku në 2015 është zgjedhur dhe njeriu i Vitit në Jugun e Shqipërisë
Dr.ERJON PANAJOTI Dr Erjon Panajoti , mjeku anestezist reanimator, mjek i talentuar, nga Vlora, qe ne kete pandemi se bashku me nje grup mjekesh brenda dhe jashte vendit me ane te nje platforme online (Mjeket shqiptare ne lufte kunder coronavirusit te ri – covid19), ka qene super aktiv duke ofruar njohuri bashkekohore, aftesi menaxhuese dhe kontribute te vyera ne shpetimin e shume jeteve, si dhe ne informimin dhe edukimin e personelit mjekesor dhe popullates.


