Categories Lajme

Konfiskohen honoraret e Shqipërisë në Eurocontrol, 170 mijë euro shkojnë për t’u paguar dëmshpërblimi i Bechettit

Gazeta belge ‘L’Echo’ ka bërë me dije se ka nisur konfiskimi i pasurive të shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, në kuadër të vendimit të gjykatës së Arbitrazhit në favor të biznesmenit italian Francesco Becchetti. Sipas gazetës Avokatët e biznesmenit italian ia kanë dalë të konfiskojnë honoraret e Shqipërisë në kompaninë Eurocontrol me një vlerë prej 170 mijë euro.

Në shkrimin e saj gazeta sqaron të gjithë kronologjinë e çështjes, e cuila zanafillën e ka  në vitin 2013, kur kryeministri Edi Rama anuloi dy koncesione të biznesmenit dhe mbylli televizionin e tij, Agon Channel. Biznesmeni italian e hodhi Shqipërinë në gjyq në arbitrazh dhe fitoi një dëmshpërblim prej 107 milionë eurosh.
Shqipëria nuk ka pranuar të paguajë këtë shumë.

Për këtë arsye ka nisur sekuestrimi i pasurive shqiptare në botë. Në Belgjikë, Beketi ka marrë dritën jeshile për të konfiskuar paratë e Shqipërisë në kompaninë e madhe europiane, Eurocontrol.

Shqipëria është një nga 41 vendet anëtare të Eurocontrol, një institucion evropian përgjegjës për mbledhjen mes të tjerash të pagesave nga linjat ajrore që fluturojnë në territore të ndryshmë. Këto shuma më pas u rishpërndahen shteteve anëtare sipas përllogaritjeve. Pikërisht këto shuma janë sekuestruar.

Në dhjetor janë sekuestruar 170 mijë euro, që nuk është një shumë e madhe për shkak se kriza e pandemisë ka reduktuar fluturimet. Por avokati i Beketit tha se në një rast, Rumanisë i janë sekuestruar mbi 11 milionë euro nga Eurocontrol. Me shtimin e fluturimeve, shuma e konfiskuar do të rritet.

Shqipëria kundështon Shteti shqiptar, i mbrojtur nga Jean-François Goffin dhe Jean-Luc Hagon (CMS) ka deklaruar se do ta kundërshtojë këtë konfiskim.

Çështja e imunitetit juridiksional do të jetë në qendër të debateve. Avokatët e Shqipërisë besojnë se honoraret e paguara nga Eurocontrol ndaj homologut të tij shqiptar (Albcontrol) i nënshtrohen këtij imuniteti dhe për këtë arsye nuk mund të konfiskohen. Avokatët e Francesco Becchetit nuk e lexojne keshtu. Ata thone se këto honorare përdoren për të financuar shërbimet tregtare dhe për këtë arsye mund të konfiskohen. Kjo çështje do të paraqitet para gjykatësit të Foreclosure të enjten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME