Categories Lajme

“Covid-idiotë”: 200 pasagjerët e udhëtimit nga Greqia në Angli pa maska

Fluturimi i kompanisë ajrore TUI, me rreth 200 pasagjerë në bord që udhëtonin nga Zakynthos për në Wales, u kthe në një bombë me sahat pasi shumica e pasagjerëve nuk kishin respektuar masat anti-Covid. Një nga pasagjerët ka deklaruar për BBC se fluturimi ishte plot me ata që quhen “Covid-idiotë”. Pra plot me persona që nuk i ndjekin rregullat e vendosura për përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit si mbajtja e maskës etj.

Po ashtu, sipas tij, as stafi në avion “nuk e vrau shumë mendjen,” raporton abcnews.al Më tej, Shëndeti Publik i Uellsit deklaroi se 16 pasagjerë të fluturimit “6215” nga ishulli grek i Zakynthos në Cardiff rezultuan pozitivë për koronavirusin e ri. Megjithatë, sipas agjencisë së udhëtimit TUI, të gjithë pasagjerët në bord ishin në përputhje me protokollet Covid-19. 193 pasagjerëve dhe ekuipazhit të fluturimit të 25 gushtit ju kërkua që të izoloheshin për dy javë. Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu thanë se shtatë pasagjerë nga tre vende të ndryshme u konsideruan raste të dyshuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME