Categories Lajme

FOTO\Pushimet kthehen në tragjedi për familjen, rrëzimi i pemës u merr jetën dy motrave

Dy motra 3 dhe 14 vjeçare, Jannat  dhe Malak Lassiri,  u vranë pasi një tornado rrëzoi një pemë e cila goditi çadrën ku flinin në një kamp afër bregut në Marina di Massa (Massa Carrara).  Më e vogla gjeti vd ekjen e menjëhershme ndërsa adoleshentja u transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit ku edhe ndërroi jetë.

Motra tjetër e dy vi ktimave, 19 vjeç, pësoi mavijosje të vogla. Prindërit ishin të padëmtuar, babai 43 vjeç dhe nëna 36 vjeç dhe një vëlla i vogël i moshës 9 vjeç. Familja, me origjinë marokene dhe banuese në Torino, po kalonte pushimet në kampingun Verde Mare në Marina di Massa. Sipas karabinierëve, gjashtë anëtarët e familjes po flinin në kohën e rrëzimit të plepit mbi çadër.

E gjithë familja marokene, me origjinë nga Casablanca por banuese në Torino, mbërriti në bregdetin e Toskanës në 18 gusht për të kaluar disa ditë në det. Sipas disa mediave italiane, familja do të kishte përdorur bonusin e pushimeve. Siç është raportuar nga Corriere della Sera, Malak premtonte shumë për sportin e xhudos.  Ajo kishte arritur rezultate të shkëlqyera në kategorinë e saj. Pasion që e ndau me motrën e saj më të madhe, e cila shpëtoi me dëmtime të vogla. Kryeministri italian Giuseppe Conte shprehu ngushëllimet për familjen e prekur.“Vde kja tragjike e dy motrave që ishin me pushime në Marina di Massa na trishton thellë. Një festë u kthye në tragjedi. Një përqafim i fortë, prekës për prindërit dhe familjen e tyre “. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME