Covid-19 prek edhe Gjykatën e Faktit në Permet. Lajmi bëhet i ditur nga kancelarja e kësaj gjykate Orjana Dervishi e cila konfirmon pezullimin e të gjitha çështjeve gjyqësore të planifikuara ditën e sotme dhe javës në vazhdim si dhe shërbimet ndaj publikut. Pjesëtare të administratës gjyqësore të kësaj gjykate janë konstatuar me Covid-19 dhe për rrjedhojë aktiviteti i kësaj gjykate për ditët pasuese është i pamundur. Dyert e Gjykatës së Faktit në Përmet do të riçelën në datën 13 dhjetor duke rifilluar procesin normal te funksionimit të ketij institucioni.
Categories
Covid-19
Covid mbyll gjykatën e Përmetit deri me 13 dhjetor
