Categories Lajme

Shqiptari shkakton aksident të rëndë, mendohet për shkaqe shëndetësore

Një qytetar shqiptar në Itali ka qenë protagonist i një aksidenti të rëndë sot në mëngjes, teksa me makinën e tij, Mitsubishi Espace, ka g oditur fort një makinë të ndalur dhe strukturën e një shtëpie të shkatërruar, pasi ka dalë nga rruga. Mendohet se shkaku i aksidentit të shkaktuar nga D.M., 38 vjeç, banues në Mornico Losana, ka qenë ndonjë krizë e papritur shëndetësore Aksidenti ndodhi sot rreth orës 8 në qendër të Montalto Pavese, ku sipas gjasave shqiptari ishte duke shkuar në punë.

Për shkak të gjendjes së tij të rëndë u kërkua ndërhyrja e helikopterit të urgjencës që e çoi në spital. Tani 38-vjeçari është shtruar në urgjencën e spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo dhe mjekët janë të rezervuar në prognozën e tyre.  Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, si për dëmtimet e marra nga aksidenti, ashtu edhe për krizën që besohet se ishte shkaktare e gjithçkaje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME