Categories Lajme

Covidi i merr jetën mjekut nga Skrapari, prej 9 ditësh ishte në terapi intensive

Doktor Esat Pashaj nga Skrapari ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare pasi u infektua me koronavirus. Ai kishte 9 ditë që qëndronte në terapi intensive në Tiranë, ndërsa në orët e para të së hënës humbi betejën me sëmundjen. Mjeku ishte Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar. Nuk është rasti i parë që kemi humbje jete nga Covidi në bluzat e bardha. Kujtojmë se në korrik u nda nga jeta mjeku 69-vjeçar Hysni Shkjau, i cili ushtronte profesionin prej 40 vitesh dhe vuajti ndërlikime në frymëmarrje për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese. Ndërsa në fund të muajit qershor u nda nga jeta mjeku 58-vjeçar Arjan Pushi, profesor me kontribute të njohura në fushën e hematologjisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME