Categories Lajme

Çuçi hedh rasatët e parë të koranit në Liqenin e Ohrit: Sasia më e madhe e prodhuar ndonjëherë në Shqipëri

Në Liqenin e Ohrit ka nisur hedhja e rasatit të koranit. Për herë të parë këtë vit do të hidhen mbi 1.5 milion rasate, numri më i madh i prodhuar ndonjëherë në Shqipëri. Në nisje të këtij procesi ishte në Pogradec edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i shoqëruar nga zv.ministri Roland Kristo dhe kryebashkiaku Ilir Xhakolli.

“Me kontribut të qeverisë, për herë të parë në historinë e këtij liqeni, sivjet do të hedhim një milion e gjysmë rasat korani. Është një sasi gati dyfish nga sasitë e hedhura ndër vite, madje edhe shumë më shumë sesa sasia që hedh pala maqedonase. Ne aktualisht kemi një qendër moderne të rritjes së rasatit që kontribuon në mënyrë shumë të rëndësishme në kultivimin e koranit, si peshku unik që rritet vetëm në Liqenin e Ohrit”, tha ministri Çuçi teksa bashkë me peshkatarët hodhi në ujërat e liqenit rasatin e parë të koranit.

Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur këtë pasuri jo vetëm tonën, por të të gjithë botës pasi siç dihet ky liqen është futur këtë vit edhe në mbrojtjen e UNESCO-s.
Më tej ministri Çuçi foli për investimet që do të kryhen në këtë liqen, për të lehtësuar aktivitetin e peshkatarëve.

“Bashkë me kryetarin e bashkisë ramë dakord që së bashku të krijojmë qendrën e organizatës së peshkimit dhe të kontribuojmë për ndërtimin e disa moleve në funksion të peshkimit. Besoj se vitin tjetër do t’i kemi gati këto mole. Kjo do të krijojë një lehtësi shumë të madhe për peshkatarët”, tha ministri Çuçi.

Procesi i hedhjes së rasatit të koranit do të vijojë përgjatë gjithë muajit tetor. Ripopullimi me rasate të koranit, të kësaj specieje endemike  të liqenit të Ohrit, është një mbështetje e qeverisë shqiptare për peshkimin në Pogradec si dhe mbrojtjes së biodiversitetit. Prodhimi i rasatit bëhet në qendrën moderne të rritjes pranë fshatit Lin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME