Categories Lajme

Curri ia thotë troç Salianjit: Në Kuvendin tuaj ishin edhe kolegët e mi, që nuk janë delegatë!

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur deputeti Ervin Salianji në një lidhje direkte. Në emision u diskutua Kuvendi i Lulzim Bashës, që u shoqërua me shumë polemika dhe pikëpyetje.

Arjan Curri, i tha Salianjit, se në sallën e Pallatit të Kongresve, ka patur edhe kolegtë të tij, pra pedagogë, të cilët nuk janë delegatë të PD, por thjesht kanë qenë aty për të mbushur sallën. Po kështu, në sallë ka patur edhe fëmijë.

Salianji e pranoi këtë gjë, duke pohuar disa herë se në sallë kishte edhe simpatizantë dhe militantë, çka e çon shifrën e pjesëmarrësve sipas Bashës, në mbi 5004 pesona, në një sallë që mban vetëm 1958 njerëz!

Arjan Curri: Mediat raportuan edhe prezencë të minorenëve. Një prej tyre ka votuar madje. Si mund ta shpjegoni këtë? Çfarë kuptimi ka prezenca e fëmijëve dhe a ka vlerë vota e tyre? Kam patur edhe kolegë, që kanë mbushur rradhët e Kuvendit. Ata ndoshta mund të justifikohen me interes shkencor, por nuk janë delegatë.

Ervin Salianji: Ka patur anëtarë dhe simpatizantë, apo fëmijë të prindërve që kanë qenë në sallë. Këta nuk janë votues dhe nuk përfshihen. Dikush mund të ngrejë kartonin, nuk ka ndonjë… Nga ata 5004 nuk del njeri të kontestojë.

Arjan Curri: Në sallë ka patur edhe simpatizantë?

Ervin Salianji: Po patjetër. Kuvendet janë të hapura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME