Categories Politike

Dade: Reforma zgjedhore në momentet e fundit, prodhon vetëm pazare. Harroni ndryshimin e sistemit

E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja e PS-së  Arta Dade u shpreh se reforma zgjedhore nuk ka pse lihet në momentin e funditn, pasi do të ketë pazare.

Arta Dade: Problem i zgjedhjeve mbetet ende i pazgjidhur. Është për të ardhur keq që Shqipëria që drejton kryesimin e OSBE në vendin  e vet nuk arrin që me kompromis të bëjë një reformë të rëndësishme….   Me këtë gjë që po ndodh tani për reformën zgjedhore ne më duket sikur largohemi një hap pas në axhendën tonë për të hapur negociatat përpos cështjeve të tjera që kanë mbërthyer jetën e vendit. Një reformë që duhej ta kishim mbyllur prej një viti, sepse nuk ke pse e lë në momentin e fundit. Në momentin e fundit nuk ke cfarë të provosh, përkundrazi do të jenë kompromiset e orëve të fundit që ose do të jenë pazare ose do të bëhen në këmbë dhe përsëri do të prodhojnë defekte të tjera kur ky Kod do të zbatohet.

Ish ministrja e Jashtme shprehu keqardhje që klasa politike manifestoi një papjekuri të tillë politike sa duhet presioni i ndërkombëtarëve për arritjen e një marrëveshjeje

“Shpreh keqardhje që klasa politike vijon të manifestojë papjekuri totale të papërligjur dhe e ka bërë veten ta marrin përdore ti caktojnë edhe vendin për ti bërë negociatat në një kohë kur historia jo shumë e largët na tregon se një Kushtetutë u ndryshua brenda natës kur ishte vullneti i dy liderëve të atëhershme, 2008, kur u ndryshua Kushtetuta dhe sistemi zgjedhor dhe nuk patën nevojë të shkonin në rezidenca ambasadorësh, qoftë kjo dhe rezidenca e SHBA-së.

Një vend që aspiron të hapë marrëveshjen për anëtarësim të plotë të ketë nevojë të ushtrojë presion nga ambasadori i SHBA-së, i BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, përvec presionit që mund të ketë pasur edhe nga mjaft zëra të rëndësishëm brenda vendit.” ‘

Por a e sheh investimin e ndërkombëtarëve që kërkojnë me cdo kusht konsensus, si nje investim në kurriz të një produkti të reformës zgjedhore?

Arta Dade:  E shoh në kurriz patjetër të zgjedhjeve dhe shpreh keqardhjen e thellë sepse edhe unë kam qenë pro ndryshimit të sistemit. Praktikisht nuk ka më asnjë shans për të ndryshuar sistemin. Të gjithë liderët politikë u kapën me thonj pas këtij sistemi që u mundëson konsolidimin e autoritarizmit brenda partisë së tyre dhe kontrollin dhe komandimin e të gjithë grupeve parlamentare që do të prodhonin. Sikundër praktika e vitit të fundit e përforcoi. Pasi dorëzoi mandatet opozita parlamenti u mbush me një nivel historikisht të ulët të përfaqësuesve. Përpos faktit në asnjë rast nuk mund të quhen përfaqësues që cojnë vullnetin e qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME