Categories Lajme

Dalin datat e fluturimit për riatdhesimin e shqiptarëve që ndodhen në SHBA, ja ku mund të prenotoni

Ambasadorja shqiptare në SHBa Floreta Luli-Faber ka njoftuar se riatdhesimi i shqiptarëve që ndodhen në SHBA do të bëhet me itinerarin Nju Jork-Romë-tiranë Në datën 29 prill do të bëhet nisja nga aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë AlItalia, që mbërrin në Romë në datën 30 prill. Më pas mes Air Albania do të bëhet udhëtimi drejt Tiranës, për t’u drejtuar menjëherë drejt hoteleve të karantinës.

Njoftimi i ambasadores:

Nisja me datën 29 prill pasdreke nga Aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) që mbërrin në Romë më datë 30 prill. Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) arrin në Tiranë po me datën 30 prill në darkë dhe prej andej udhëtarët do të drejtohen menjëherë drejt hoteleve ku do kryhet karantina. Duke marrë shkas nga informacionet tuaja mbi vështirësinë e prenotimit të biletave, si edhe për ta bërë sa më të lehtë procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë punuar intensivisht për të bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme. Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Shqipërisë, perfshirë dy javët e qëndrimit në karantinë. Shumë nga ju do duhet të kenë nëvojë që të presin dhe biletat e brendshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur. Për të bërë pronotimet, ju lutem komunikoni sa më parë me:

Email : [email protected]

Mob : ( 551 ) 265 6279

Mob : ( 914 ) 400-9602

Numri i vendeve është i limituar, prandaj ju lutem shpejtoni! Ju urojmë udhëtim të mbarë!?”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME