Categories Lajme

Dalin fotot e familjes ne Ballsh, ku ndërruan jetë dy motra

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Ballsh, ku një 34-vjeçar vrau bashkëshorten e tij dhe motrën e saj.

Mësohet se autori kishte debatuar fillimisht me gruan pasi kjo e fundit i kishte sugjeruar të mos pinte alkool. E ndjera Gentiana Caushaj i kishte kërkuar bashkëshortit që të shkonte te prindërit.

Më tej mësohet se Gazmend Musta në fillim ka qëlluar të shoqen, por aty ka ndërhyre kunata, Merisa Caushaj, për të mbrojtur motrën por edhe e atë e ka sulmuar me thikë, duke i lënë të dyja të vdekura.

Në banesë në momentin e krimit mësohet se kanë qenë dhe dy fëmijët e mitur të çiftit.

 Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME