Categories Lajme

Dalin fotot e fregatës greke pas përplasjes me anijen turke në Egje

Përplasja mes Greqisë dhe Turqisë nuk është vetëm në det tani, por edhe në media e rrjete sociale. Mediat greke kanë publikuar foto të fregatës “Lemnos”, e cila pati një incident me fregatën tjetër turke “Kemareis” në ujërat e nxehta tashmë të Egjeut Lindor.

Fregata greke “Lemnos” Ndërkohë që mediat turke raportuan se fregata greke ishte dëmtuar dhe kishte dalë jashtë funksioni duke shkuar për të riparuar, grekët nxorrën fotot duke thënë se ajo është tërësisht funksionale dhe vijon operacionin në Egjeun Lindor. Sipas mediave turke, ndërkohë që anija “Oruç Reis” ka qenë duke kryer kërkime në Egjeun Lindor, fregata greke “Limnos” ka kryer manovra të rrezikshme në drejtim të saj duke i kërkuar që të largohet nga zona.

Në këtë moment, sipas mediave turke, ka ndërhyrë fregata turke “Kemalreis”. Gjatë këtyre manovrave ka patur edhe një përplasje të lehtë mes dy anijeve ushtarake duke bërë sipas mediave turke që fregata greke të largohet duke shkuar për tu riparuar. Fregata turke “Kemal Reis” Ndërkohë, tensioni vijon i lartë në zonë, në të cilën ndodhet edhe “task forca” franceze e përbërë nga dy avionë dhe dy anija ushtarake që janë duke kryer manovra me ushtrinë greke aktualisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME