Categories Kuriozitete

Dalin pamje të reja të sipërfaqes shpërthyese të Diellit me detaje të papara më parë

Teleskopi solar Daniel K Inouye në Havai ka publikuar pamje të rezolucionit të lartë që kapin hapësirën e gjërë prej 30 kilometrash të sipërfaqes së yllit të sistemit tonë diellor. Këto pamje kanë detaje të papara e të mahnitshme të sipërfaqes shpërthyese të Diellit. Kjo është e mahnitshme nëse merret parasysh krahasimi i madhësisë së yllit, që ka diametër prej 1.4 milionë kilometare dhe është 149 milionë kilometra larg larg Tokës.

Struktura disi qelizore e fotografuar është e madhësisë së shtetit të Teksas në SHBA. Këto janë masa të plazmës së nxehtë apo gazit të ndezur. Qendrat e ndriçuara është pika ku ky material solar është në ngritje: në vijat rrethuese të errëta plazma është duke u ftohur dhe zhytur. Teleskopi solar Daniel K Inouye në është një observator i ri në maje të malit Haleakala, një vullkan 3 mijë metra në lartësi në ishullin Maui të Havait.

Pasqyra kryesore prej 4 metrash është teleskopi më i madh solar në botë. Ky teleskop do të përdoret për të studiuar zhvillimet në Diell nga shkencëtarët që duan të marrin të dhëna të reja për zhvillimet dinamike si mundësi për të parashikuar më mirë shpërthimet energjike diellore- që shpesh i referohen si “moti kozmik”. Emetimet kolosale të grimcave të ngarkuara dhe fushat e ngarkuara magnetike janë parë se kanë dëmtuar satelitët në Tokë, lënduar astronautët, penguar radio komunikimin, madje kanë shkaktuar edhe nxjerrjen e rrjeteve të energjisë elektrike jashtë funksioni.

Ky observator do të jetë një shtesë e mirë e Solar Orbiter (SoIO), një observator në gjithësi që do të lëshohet javën ardhshme nga Kepi Canaveral në Florida të SHBA’së. Ky mision i përbashkët amerikano europian do të fotografoj Diellin nga pika më e përshtatshme e mundshme- vetëm 42 milionë kilometra largësi nga sipërfaqja e diellit. Kjo largësi është më  e afërt yllit tonë sesa Merkuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME