Categories Lifestyle

Mungesa e gjumit shkatërron qelizat e trurit

Stresi, aktivitetet e përditshme dhe problemet e ndryshme janë disa nga faktorët që shkaktojnë çrregullimet e gjumit. Benefitet e një gjumi të rregullt tanimë dihen. Gjumi i rregullt rigjeneron sistemin imunitar, sistemin respirator, nivelin e energjisë, e lejon trurin t’i procedojë informacionet në mënyrë efikase dhe e bën rregullimin e qarkullimit të gjakut. Për të dëshmuar rëndësinë e gjumit të rregullt, një ekip i nerushkencëtarëve, i udhëhequr nga Michele Bellesi, nga Universiteti Marche në Itali, ka bërë një eksperiment ne minj, të cilët i kishte ndarë në dy grupe.

Grupi i parë i minjve kishte bërë gjumë mjaftueshëm, kurse grupin tjetër nuk e kishin lejuar të bëjnë më shumë se 8 orë gjumë. Duke vrojtuar aktivitetin e qelizave përgjegjëse për gjumin, shkencëtarët kishin vërejtur se grupi i dytë, të cilët kishin fjetur më pak se 8 orë kishin aktivitet më të ulët psikik, në krahasim me minjtë që kishin fjetur mjaftueshëm si dhe qelizat nervore të tyre kishin filluar të shkatërrohen.

Duke marrë parasysh që fiziologjia e minjve është e ngjashme me atë të njerëzve, këto rezultate vlejnë edhe për njerëzit. Si përfundim, ky studim edhe një herë ka vërtetuar rëndësinë e gjumit për mbarëvajtjen e shumë proceseve në organizëm.

Disa metoda që ju ndihmojnë të flini më lehtë janë:

-Praktikoni meditimin

-Krijoni një ambient të errët kur flini

-Bëni aktivitete fizike

-Shkoni në shtrat gjithmonë në të njëjtën kohë

-Mos pini shumë kafe

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME