Categories Lajme

Dalin pamjet brenda vilës ku pushon Edi Rama (Foto)

Eshtë bërë zakon prej tri vitesh që qëndra e pushtetit gjatë gushtit zhvendoset në Dhërmi. Prej aty kryeministri Edi Rama, pret zbathur dhe me pantallona të shkurtra gazetarët e Euronews, për t’i shpënë mesazhe kërcënuese Europës.

Prej aty ai publikon foto idilike të lumturisë familjare përkrah Zahos dhe Lindës. Po në të njëjtin vend ai pret miqtë e huaj si Toni Blair apo kryeministrat e rajonit si Ramush Haradinaj. Po çfarë fshihet pas mureve të këtij mjedisi ku kalon verën njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë?

Vila qeveritare e Dhërmiut, një perlë e arkitekturës së mes viteve ’60, me një pamje të rallë që shikon nga karaburuni deri në Sarandë dhe prej të cilës mund të shohësh qartësisht korfuzin, u projektua nga Skënder Luarasi, enkas për Enver Hoxhën. Por lideri komunist shqiptar e përdori shumë pak sepse ai zakonisht preferonte, Pogradecin ose Vlorën. Gjatë kohës së regjimit, më shumë ajo u përdor nga anëtari i byrosë politike, që Ramës ia bëjë për dajë, Spiro Koleka. Po ashtu në gjendjen që e lanë bllokmenët, ajo u përdor nga pak edhe nga Ilir Meta, apo Sali Berisha kur ishin kryeministra. Ky i fundit i riktheu një farë fame kur botonte prej andej videot e famshme si notar, të cilat më shumë sesa mitin e liderit pa moshë shërbenin për të shkaktuar të qeshura.

I njohur për dashurinë për bregdetin e jugut, në kohën kur deklaronte se do të plakej aty me Koçon, Edi Rama vendosi ta rinovojë totalisht vilën e vjetër të komunistëve që pararadhësit e tij e kishin lënë siç ishte. Ai i kaloi pushimet në rezidencën qeveritare të ujit të ftohtë në Vlorë derisa ajo të ndryshonte faqe. Gjë që u krye në verën e 2016. Nga brenda asaj iu ndrua pothuasje gjithçka. Jashtë lulishtet dhe verandat u bënë nga e para. Madje Rama u kujdes vetë që muret e brendëshme të zbukuroheshin me disa nga punimet më të mira të fondit të galerisë së arteve. Nga një vilë qeveritare ai e personalizoi atë.

Asnjë hierark tjetër i shtetit nuk shkel dot më aty dhe në këtë pikë kryeministri aktual është edhe më i rreptë se Enver Hoxha që ia linte gjatë gushtit në përdorim parardhësit të tij të largët, Spiro Kolekës. Sot e deri sa të jetë në pushtet, ajo njihet me emrin vila e Ramës. Lapsi.al ka arritur të depërtojë brenda mureve të saj, për të parë dhomën e gjumit të rinovuar ku qetësohet lideri i rilindjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME