Categories Lajme

Dalin pamjet e kapjes së 2.2 tonë kokainë në Peru, zbulohen fijet e mafias shqiptare

Agjentët e Drejtorisë Kundër Drogës (Dirandro – Lima) dhe Administratës së Antidrogës (DEA) të Shteteve të Bashkuara kanë gjurmuar mafian shqiptare që operonte me kompanitë e agrobiznesit në Peru për të eksportuar drogë në Evropë.

Policia kundër narkotikëve po heton të gjitha lëvizjet e tre kompanive të agrobiznesit nga Liberte që u përdoren nga mafia shqiptare për të trafikuar 2.2 tonë kokainë e fshehur formë të lëngshme në 16 mijë kanaçe asparagus që do të dërgoheshin në Roterdam të Holandës . Sipas gazetarit Yuri Castro, dërgesa ishte e paketuar brenda kanaçeve me asparagus nga një kompani agrobiznesi në qytetin e Trujillo.

Këto dy kompani agro-industriale nga Trujillo, të cilat ishin pjesë e bumit të agroeksportit dhe që kanë më shumë se dhjetë vjet që operojnë duke dërguar mallra në Evropë, janë përfshirë seriozisht në trafikun e kokainës. Në koordinim të drejtpërdrejtë me DEA-n amerikane arritën të çmontojnë grupin kriminal dhe të sekuestrojnë dërgesën, shkruajnë mediat peruane. 

Gjatë aksionit të policisë, dy shqiptarët Frank Malo dhe Gentjan Meta arritën të largoheshin. Policia është vendosur në kërkim të tyre dhe ka marrë në pyetje peruanët e arrestuar që ishin bashkëpunëtorë të dy shqiptarëve të cilët kanë mbajtur kontakte me biznesmenë të tjerë.

Në videopërgjimin e kryer nga Policia e Antidrogës konstatohet se shtetasit shqiptarë Frank Malo dhe Gentjan Meta kanë zhvilluar takime me tre persona të tjerë, pronarë kompanish agroindustriale. Nga video-survejimi shihet se gjithçka ishte e koordinuar nga shtetasit shqiptarë, të identifikuar si Frank Malo, i njohur si “Barbas”, dhe Gentjan Meta, i njohur si “Pelado”, me rekorde kriminale edhe në Shqipëri.

Ata shkuan në Peru për t’u kujdesur për të gjithë koordinimin e dërgesës së drogës. Sipas mediave peruane ka video ku ata shihen duke u takuar me njerëzit në Trujillo për të koordinuar trafikimin e kokainës.Shiptarët u takuan në një pastiçeri në Avenue Victor Larco ndërsa qëndruan në një hotel po në të njëjtën zonë. Sipas hetimeve, koordinimi është kryer drejtpërdrejt me Ronny Walter Silva León dhe një subjekt tjetër. “Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Ne po koordinojmë vendndodhjen e dy shtetasve shqiptarë që kanë mbërritur në vendin tonë si përfaqësues të mafias shqiptare për të bërë transportin e drogës”, tha César Echevarría, kreu i Drejtorisë Kundër Drogës.

Sipas autoriteteve peruane, mafia ballkanike dërgoi shtetasit shqiptarë Frank Malo dhe Gentjan Meta për të krijuar lidhje në Trujillo me qëllim transportin e kokainës për Holandë nën maskën e kompanive të agrobiznesit.

Gjithashtu, sipas policisë kjo mafie në nivel ndërkombëtar ka kryer pagesa në Bitcoin, i cili lidhet me një portofol virtual, i njëjti që përdoret nga organizatat kriminale për pastrimin e parave. Ky modalitet konsiston në atë që çdo përdorues duhet të ketë një çelës kriptografik.

Sipas Policisë Kundër Drogës, mafia e solli drogën fizikisht nga Vraem në Trujillo dhe në qytet, me ndihmën e një kimisti holluan drogën për ta vendosur në formë të lëngshme në kanaçe me asparagus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME