Categories Lajme

Dalin pamjet e sherrit me shkopa bejsbolli në Bilisht, shkak dyshohet pazaret për kontrabandën

Këto janë pamjet e sherrit masiv të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Bilisht.

Në video duket momenti kur personat, përfshirë Trajan Çelikun, sulmojnë për herë të dytë, 39-vjeçarin Guri Mazelliu, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit të Bilishtit.

Siç duket dhe nga pamjet, ata mbajnë në dorë shkopa bejsbolli dhe sulen drejt mjetit të Mazelliut.

Shkak i sherrit dyshohet se janë pazaret e kontrabandës.

Tre persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup. Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Burime bëjnë me dije se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39 vjeçar me inicialet G.M.

Konflikti ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta. Trajan Çeliku u konfliktua me 39 vjeçarin paraditen e sotme, e më pas, ka shkuar sërish për ta takuar me dy persona të tjerë. Gjatë sherrit, 39 vjeçari e ka goditur me thikë pas sulmit të personave. Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME