Categories Lajme

Dalin rezultatet e testeve të ujit të dërguara jashtë vendit, IKSHPK: Janë gjetur…

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë dalë me një njoftim të dytë lidhur me situatën e helmimeve nga uji i pijshëm në Deçan. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se kanë mbërritur rezultatet e testeve të ujit të cilat ishin dërguar në laboratorë jashtë shtetit. Sipas njoftimit, në ujë janë gjetur 3 lloje bakteresh teksa po vijon puna për ekzaminime të tjera.

Njoftimi i IKSHPK: KOMUNIKATË E DYTË PËR MEDIA 16 Korrik 2021 Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit:

Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC). Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar. Për të gjitha informacionet dhe rezultatet laboratorike që do marrim, do të informojmë me kohë qytetarët.

Rekomandime: Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët.
Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale.
Të bëhet furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.
Pas rikthimit të ujit në rrjet rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.
Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin dhe për të parandaluar epidemitë hidrike. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë pikat e dobëta në rrjet ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike.

Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.
Të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë.
Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.
Të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm.

Të realizohet monitorimi i sforcuar i ujit në të gjithë rajonin.
Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.
Larja dhe dezinfektimi i shpeshtë e duarve dhe higjiena personale.
Kujdes i shtuar gjatë përgatitjes, konsumimit dhe ruajtjes së ushqimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME