Categories Lajme

Dan Hutra e akuzoi se i ka borxh 80 mijë euro, Marjana: Nuk e njoh! S’kam lidhje fare me të

“Pa Gjurmë” në Report Tv ka arritur që të marrë dëshminë e Marjana Gurakuqit, gruaja e cila është plagosur e para nga Dan Hutra në zonën e ‘Astirit’. Dan Hutra ka deklaruar në polici se e njihte Marjana Gurakuqin dhe se kjo e fundit i kishte një borxh prej 80 mijë eurosh. Mirëpo, për ‘Pa Gjurmë’ ajo ka deklaruar se nuk e njeh Dan Hutrën. Nga ana tjetër, ajo ka mohuar edhe akuzat që Dan Hutra ka hedhur në drejtim të saj duke thënë se Marjana Gurakuqi kishte lidhje me Vladimir Kurtin në burg dhe kishte tentuar që ta helmonte kur ishte i mbyllur në qeli. Sipas saj, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni…
Gazetari: Jo nuk po keqkuptohemi, në radhë të parë më bëhet qejfi që je mirë
Marjana Gurakuqi: Faleminderit!
Gazetari: Kishe diçka serioze?
Marjana Gurakuqi: Po ishte, më mirë jam
Gazetari: Mirë, më bëhet qejfi
Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni, thashë nuk dua sepse ishte diçka e papritur që unë as e njihja, as…ndaj edhe nuk dua…
Gazetari: Pse ju thoni që ka gënjyer kur ka thënë kam pasur lidhje me Marjanën?
Marjana Gurakuqi: Po, po prandaj po them, çdo gjë unë e kam dhënë në polici
Gazetari: Ti nuk e njihje Dan Hutrën?
Marjana Gurakuqi: Po, unë atë… kam dhënë versionin që nuk e njihja, ndaj nuk dua ta bëj publike. Çdo gjë do të zgjidhet nëpërmjet policisë
Gazetari: Po, për faktin që ai ka thënë se ju ka dhënë 80 mijë euro?
Marjana Gurakuqi: S’e njihja dhe as nuk e njoh fare, sepse unë nuk kam qenë këtu. Unë kam jetuar në Greqi
Gazetari: Në 2021 nuk ke qenë në Shqipëri?
Marjana Gurakuqi: Në 2021 kam qenë këtu
Gazetari: Po pra, por ai për 2021 thotë se ju ka dhënë 80 mijë euro
Marjana Gurakuqi: Nuk ëëë…thashë që…
Gazetari: Po për akuzën që ju ka bërë që keni lidhje me Vladimir Kurtin dhe keni dashur ta helmoni në burg?
Marjana Gurakuqi: S’kam lidhje fare. Më vjen keq…
Gazetari: Mirë, faleminderit
Marjana Gurakuqi: Mirupafshim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyfishohet taksa vjetore e makinave, 15 mijë lekë për automjetet elektrike

Pas lajmit të mirë për heqjen e taksës së qarkullimit, ka ardhur supriza e hidhur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME