Categories Lajme

Dan Hutra tregon për varrin që i kishte hapur vetes: Do të vrisja dhe Rrahmanin dhe do futesha aty….

Dan Hutra, vrasësi i 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave më 1 Mars 2023 në kryeqytet, thotë se kishte hapur një varr në zonën e Sharrës për veten e tij.

Dan Hutra ka rrëfyer se në këtë varr do të fshihej vetë pasi të realizonte vrasjen e katërt që kishte planifikuar, atë të Rahman Selës.

Por kjo vrasje e fundit nuk ndodhi dhe Dan Hutra u arrestua, ndërsa iu kishte marrë jetën 3 grave.

Dan Hutra: Pasi do vrisja Rahmanin, kisha hap një varr edhe do futesha atje në varr. Të çoheshin këta në daç me helikopter, në daç me.. nuk do më gjenin dot ore.

Ku e kishe hapur varrin?

Dan Hutra: Në Sharrë. E kisha hapur natën, nja 2-3 netë para se me ashtu ato. Do vrisja Rahmanin, do futesha pastaj atje ose do dorëzohesha. Edhe mund të dorëzohesha. Se pas Rahmanit s’kisha më.

Varrin që ke hapur, sa metra larg nga vendi që të kanë kapur është?

Dan Hutra: Është shumë larg. Shiko, unë e kisha llogarit vrasjen e Rahmanit do dilja poshtë aty ku më ka kapur policia, do dilja do futesha poshtë te rruga poshtë te varrezat, do futesha te varrezat, është shumë larg varri që e kam hapur. Unë jam futur brenda, e kam provuar veten a më merr a s’më merr.

Do futeshe vetë? E kishe hapur për vete?

Dan Hutra: Vetë e kam rregulluar, vetë e kam studiuar, nuk ka ditur askush asnjë gjë. Dhe në Kukës atë ditë kur kam ikur nga Kukësi, i kam thënë familjarëve më bëni çantën gati se unë pasnesër iku për Gjermani. Po pasaportën më thanë. Pasaportën i thashë do ta marr nesër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME