Categories Lajme

DASH ‘çon’ në Kongres Sali Berishën e familjen e tij, pas vendimit për ‘non grata’

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën e personave te shpallur “non grata” gjatë viti 2021, të cilën ia ka raportuar atë Kongresit Amerikan. Kjo listë është publikuar sot nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

“Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me personat e caktuar për korrupsion të rëndësishëm”, shkruan ambasadorja Kim. Në listë ndodhet edhe emri i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha, të cilët u shpallën “non grata” më 19 maj 2021.
Njoftimi ndodhet në faqen e DASH, së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur “non grata” në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije më 19 maj se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e ‘zezë’ nga SHBA. Sipas Blinken aktet të korruptuara të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

Në njoftimin e posaçëm të bërë në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.

Berisha nga ana tjetër ka ngritur një padi ndaj Antoni Blinken në një gjykatë në Francë, ndërsa shton se vendimi është pa asnjë bazë konkrete. Lista e DASH për të persona ‘non grata’ për 2021 të përfshirë në korrupsion gjatë Prill 2021-Qershor 2021.tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME