Categories Lajme

Rama: Nafta shqiptare s’shkon jashtë për të ushqyer “Mercedes”-ët

Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendi ynë prodhon naftë të rëndë dhe importon 600 mijë ton nga vende të tjera. “Shqipëria prodhon naftë të rëndë që shitet për nënprodukte industriale, nuk shkon jashtë për të ushqyer Mecedes-ët. Ne importojmë 600 mijë ton, e importon në tregun ndërkombëtar, kur them Shqipëria e importojnë subjektet private. Nuk ka që e prodhon shteti, e shet dhe e shpërndan nëpër benzinata”, tha Rama.

Rritja e çmimit të karburatit ishte pjesë edhe e seancës pleanre të ditës së djeshme në kuvend, ku u krijua debat i fortë mes opozitës dhe Maxhorancës.

Opozita bën fajtore qeverinë, kurse Rama iu kundërpërgjigj se në kohën e PD-së, nafta ishte më shtrenjtë. Rritja e çmimeve të karburanteve solli pakënaqësi tek qytetarët dhe dy ditë më parë u ngritën në protesta para Kryeministrisë.

Në vitin 2020, sipas INSTAT importet e karburanteve ishin rreth 533 mijë ton, niveli rekord i pas viteve ’90. Në tregun e pakicës nafta ka një vlerë totale rreth 710 milionë euro (me çmimin mesatar 160-165 lekë që zbriti vitin e kaluar). Gjatë këtij viti çmimi i naftës është rritur 5 herë, duke arritur në rreth 176-178 lekë aktualisht. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 28 lekë për litër ose rreth 20%, duke iu afruar niveleve të parakrizës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME