Categories Lajme

“Dash.nori” i madh i Millosheviçit merr Nobelin, Shqipëria dhe Kosova marrin vendimin ekstrem

Republika e Shqipëria ka vendosur që ta bojkotojë ceremoninë e çmimit Nobel këtë vit.  Ambasada e Shqipërisë në Suedi, përmes një letre dërguar organizatorëve të Ceremonisë së Çmimit Nobel, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje. Ky vendim, sipas shkresës së Ambasadës, thotë se vjen, ndër të tjera, “si shenjë proteste kundër përkrahjes dhe mbështetjes që z. Handke i ka dhënë Sllobodan Millosheviqit, këtij kasapi të Ballkanit, i cili urdhëroi masakra të shumta gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë”.

“Ambasadori i Shqipërisë do të bojkotojë pjesëmarrjen në ceremoninë e dhënies së çmimit. Ai e ka marrë ketë vendim mbi të gjitha për të shprehur solidaritetin me vuajtjet e asaj kohe të vëllezërve shqiptarë në Kosovë, të cilët e pësuan tepër rëndë nga gjenocidi serb i Millosheviqit”, shkruan në njoftimin e publikuar nga kjo Ambasadë.

Nënvizojmë se ditën e djeshme, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se delegacioni i Kosovës do të bojkotojë këtë ceremoni për faktin se Handke, laureati i Çmimit Nobel për Letërsi 2019, ka mbështetur politikat e liderit të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq. Ai i kishte bërë thirrje edhe delegacionit të Shqipërisë që të veprojë njëjtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME