Categories Sport

E bujshme nga mediat italiane, Napoli “parakalon” FSHF-në për Edi Rejën

Situata delikate te Napoli mund të sjellë pasoja edhe në kombëtaren shqiptare të futbollit. Përpos, Elseid Hysaj, i cili nuk po arrinë të gjej një fanellë titullari nën drejtimin e Carlo Ancelottit, kuqezinjtë mund të marrin një tjetër “thikë” pas shpine.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Edi Reja ka përfunduar në listën e dëshirave të Aurelio de Laurentiis. Numri 1 i napoletanëve ka simpati për 74-vjeçarin, i cili në të shkuarën i ka drejtuar jugorët, duke i ngjitur edhe në Seria A. Aktualisht, Reja është pa kontratë, pasi në nëntor i skadoi kontrata me kuqezinjtë. Megjithatë, në krye të listës së De Laurentiis gjendet ish tekniku i Milanit, Gennaro Gattuso dhe vështirë se Reja do të ulet në pankinën e Napolit.

Gjithsesi, hipotezat janë dhe orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e teknikut italian të Shqipërisë. Zëra jo të konfirmuar pohojnë nën zë se Reja ka firmosur kontratë 4-vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar deri më tani nga Institucioni më i lartë i futbollit në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME