Categories Politike

‘Dashuri pa kushte’/ Provat se si po hidhet Voltana Ademi çdo ditë e më shumë në krahët e socialistëve

Voltana Ademi e ka ndryshuar në kohë rekord kursin e saj politik dhe ditë pas dite po hidhet me shpejtësi në krahët e socialistëve, me të cilët tashmë bashkëpunimin po e fut në faza të reja. Transformimi radikal i saj, nga deklaratat e bujshme që nuk e njeh këshillin bashkiak të dalë nga 6% i votave, sot është shndërruar në një dashuri pa kushte, ku merret e jepet sipas interesave reciproke.

E për ta dëshmua këtë nuk mjafton vetëm forma se si kalohen të gjitha propozimet e saj, por së fundmi ajo ka “legjitimuar” këtë këshill, edhe me dërgimin në mbledhjen e nëntorit të nënkryetares së bashkisë Emilia Koliqi. Kjo nuk është asgjë më shumë veçse një dëshmi e qartë dhe një sinjal i pastër që hapi i radhës është futja vetë në këtë sallë e kryebashkiakes Ademi, duke nisur kështu bashkëpunimin edhe me publik, jo vetëm pas kuintave, me 51 të zgjedhurit socialist të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk ka më asgjë të re në këtë mes, për sa kohë që kryetarja e bashkisë Shkoder vepron sipas oreksit personal, duke mos pyetur për orientimin politik të partisë, apo për qëndrimet që vetë i ka deklaruar deri përpara pak javësh në media, e kudo ku i është dhënë mundësia.

Duke qënë se paratë janë më të embla se fjalët, e interesi personal prevalon mbi atë publik, për Ademin është më komod ky bashkëpunim, ku nuk i kthehet asgjë pas, e të gjithë dakortësojën me qëndrimet e saj. Që socialistët në Shkoder kanë qënë inekzistent dhe një hije e shëmtuar e pushtetit të demokrateve në 30 vite, kjo nuk është e re dhe mjafton t’i bësh një retrospektivë zhvillimeve në gjithë këto vite në këtë qytet, por që të degjeneronte situata deri në këtë pikë, që edhe pasi fituan të vetëm, do t’i faleshin Ademit, këtë askush nuk e kishte pritur apo menduar. Pas kësaj Ademi nuk do të ndalet së bëri lojën e saj dhe deri atëherë, demokratët do të sodisin nga larg tëmbetur me gisht në gojë, e socialistët do të “lëpijnë” të njëjtën kockë me njeriun që pasi e shpallën armike, sot e kanë marrë në gji./ShkodraNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME