Një burrë dhe një grua më në fund kanë gjetur dashurinë e tyre të vërtetë. Ata u njohën njëri-tjetrin në një azil pleqsh dhe për ta vlen shprehja se dashuria nuk njeh moshë.
Tasnga Seedokbuab, 100 vjeç, dhe Nang Win, 96 vjeçe, u lidhën në azilin e pleqve në Ayutthaya, Tajlandë dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Të dy kishin kaluar disa dekada vetëm dhe menduan se nuk do gjenin një partner përsëri. Por ëndrra e tyre e dashurisë u realizua, dhe çifti u martua në një ceremoni të posaçme të organizuar nga personeli i azilit.
Në videon virale, Tasnga dhe Win shihen të veshur me veshje tradicionale tajlandeze.
“Jam i lumtur që gjeta sërish dashurinë,”-tha 100-vjeçari. “Ne e bëjmë njëri-tjetrin shumë të lumtur kur jemi bashkë. Ndihem si i ri brenda.”
Ndërsa 96-vjeçarja shtoi: “Të gjithë dukeshin kaq të bukur. U ndjeva shumë e veçantë.”
Të dy kanë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. Tasnga u nda nga bashkëshortja e tij më shumë se gjysmë shekulli më parë kurse bashkëshorti i Nang Win vdiq. Në ceremoninë tradicionale të stilit tajlandez morën pjesë miqtë e çiftit, të afërm dhe stafi i azilit të pleqve.