Categories Lajme

Dasmat, gjobitet pronari në Durrës, mbyllet lokali në Krujë

Policia vijon kontrollet në kuadër të Aktit Normativ i cili ndalon ceremonitë martesore dhe festive, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Gjatë kontrolleve, policia e Durrësit njofton se është ndëshkuar me gjobë  administratori i një subjekti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, kanë vendosur mbylljen e aktivitetit në subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili pasi është ndëshkuar me masë administrative nga shërbimet e Policisë, ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë administratori i një subjekti në Durrës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Gjithashtu në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, u bë mbyllja e aktivitetit të 1 subjekti në Krujë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar një subjekt (lokal), në administrim të shtetasit S. T., cili është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, kanë vendosur mbylljen e aktivitetit në subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili pasi është ndëshkuar me masë administrative nga shërbimet e Policisë, ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur. Policia e Durrësit do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Durrës dhe apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME