Categories Lajme

Shkollat në Shqipëri rinisin në shtator, si do bëhet organizimi në klasa

Ditën e sotme qeveria shqiptare ka marrë vendimin për hapjen e shkollave në shtator, pavarësisht shifrave të larta të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi. Sipas ministres së Arsimit, Besa Shahini nxënësit do të ndahen në grupe të vogla nëpër klasa, duke e zhvilluar mësimin me turne.

Ministrja Shahini bëri me dije se nga sondazhi i zhvilluar mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve rezultoi se 87% e tyre dëshironin kthimin në shkolla dhe vetëm 13% ishin për vijimin e mësimit online. Sa i takon rrezikut nga koronavirusi, Shahini tha se do të merren masa për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve. “Ne duam t’i hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat”, tha ministrja mes të tjerash.

“Kemi disa skenarë për të rifilluar mësimin në disa shkolla. Probleme ka me shkollat e dëmtuara nga tërmeti, mund të bëhet me turne. Po ndjekim dhe shembujt e shumë vendeve për hapjen e shkollave. Bashkitë duhet të fillojnë procesin e dezinfektimit të shkollave. Kemi parashikuar dhe mësim online për shkollat që do mbyllen”, u shpreh Shahini. Nga ana tjetër, Manastirliu tha: “Po punojmë për protokollet e sigurisë të cilat po detajohen. Kemi eksperiencën e deritanishme me hapjen e çerdheve dhe kopshteve. Çdo vendim do të udhëhiqet nga siguria e jetës së fëmijëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME