Categories Lajme

Debati dhe verifikimi për Silikon Mix, drejtori i Bujqësisë: Keqardhje, po sulmohet teknologjia

Pak ditë më parë prokuroria e përgjithshme kërkoi nisjen e verifikimeve për rastin e zhbllokimit të insekticidit Silikon Mix. I ftuar për të folur për këtë temë sot në Report Tv ishte Arjan Jaupllari, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai i cilësoi akuzat që janë ngritur kundër ish-ministrit si keqardhje, pasi sipas tij Silikon Mix nuk ka efekte anësore dhe përdoret në SHBA e BE.

“Kjo është një histori dezinfromuese. Sot në të gjithë botën qarkullojnë lirshëm, nuk regjistrohen. Këto janë inovacione në teknologjinë e sotme. Me këtë në i bëjmë presion futjes së teknologjive të reja. Kjo është shumë zhurmë për asgjë. Silikon Mix është pleh që qarkullon lirshëm, jo vetëm në Europë, por edhe në SHBA, këto plehra janë revolucion teknologjik. Nuk ka absolutisht efekte anësore. Garantoj publikun, nuk ka efekte negative në zinxhirin e ADN-së. Janë akuza për keqardhje” tha Jaupllari.

Përmes një shkrese që kryeprokurorja Arta Marku i dërgoi Prokurorisë së Tiranës, thuhej se ndaj Peleshit ka dyshime se ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar urdhrin për zhbllokimin e këtij insekticidi i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve duke shkaktuar pasoja të dëmshme tek konsumatorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME