Categories Showbiz

Debati i ashpër në Dancing With The Stars/ “Skuth”, Salsano kapet me Arditin: Nuk të njihja më parë!

Me debate të ashpra është shoqëruar spektakli i mbrëmshëm në Dancing With The Stars.

Protagonistë të debatit është bërë aktori i njohur i Portokallisë, Salsano Rrapi dhe këngëtari Ardit Çuni.

Gjithë debati mes tyre nisi pas publikimit të disa pamjeve back stage të konkurrentëve, ku Arditi pohoi se aktori nuk dinte të bënte asgjë në kërcim, Salsano iu kundërpërgjigj duke e cilësuar si ‘skuth’.

Pjesë nga konflikti:

Arditi: Përherë jam ndalur për të folur në lidhje me spektaklin dhe asnjëherë se kam bërë personale.

Unë gëzoj respekt për Salsanon dhe prisja që për kaq vite karriere që ai ka, të isha më shumë mbështetje. Por, nga java në javë kam dëgjuar të hidhen fjalë dhe të gjykohet Arditi. S’kam kujt ti them askujt se kush jam, pasi kemi një juri që vlerëson dhe vendos. Unë jam ndalur gjithmonë në kërcimet e tua, ndërsa ti te karriera ime. Kështu që bravo të qoftë ty dhe jo mua.

Salsano: S’ka lidhje kjo. Unë ty të njoha kur hyre ne Big Brother, s’ka gjë të keqe këtu. Është mungesa ime e informacionit.

Arditi: Të gjithë nuk më njohin, ashtu siç nuk më kanë qejf.

Salsano: Me atë që ke thënë që ky nuk bën asgjë, veç merr pikë’. Kjo është ofendim për mua, pasi kam kaq kohë që jam duke bërë dy programe. Së dyti dhe Lorin që lodhet këtu.

Arditi: Nuk ka lidhje Lori.

Salsano: Ti kur thua që nuk bën asgjë. Ule poshtë punën time, Lorit dhe punën e jurisë.

Arditi: Çfarë flas për spektaklin, mbetet këtu në spektakël. Unë kam shumë respekt për ty.

Slasano: Bëj gjë unë në Dancing apo jo?

Arditi: Pyetja ka qenë e saktë, un u shpreha që Salsano merr më shumë pikë këtu.
Salsano: Jo, ti the që ‘Salsano nuk bën asgjë’.

Arditi: Për aq kohë sa ti komentuan mua dhe partneren time prej javësh, tani që të përmenda unë, sillesh kështu.

Lori: Të thuash që ‘Salsano nuk ka bërë asgjë prej 8 javësh’, nuk është e vërtetë.

Arditi: Unë di të kërkoj dhe ndjese, në rast se është ofenduar. Unë i kërkoj ndjesë.

Por, unë kam parë video që Salsano thotë që Ardit bën vetëm koreografi të thjeshta dhe nuk bën ndonjë kërcim në vals. Pse shqetësohesh kur unë të gjykoj, pasi ti më ke gjykuar për 3 javë rresht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME