Categories Lajme

Debati për prokurorin/ Alfred Peza fyen gazetaren Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, është përplasur ashpër me ish deputetin e PS-së Alfred Peza në  studion e “Real Story” ku po diskutohej atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoji.

Peza e ka quajtur gazetaren të paedukatë, ndërkohë që kjo e fundit i kërkoi të mos bënte propagandë poltike me ngjarje të tilla.

Debati i plotë

Klodiana Lala: Unë nuk mund të akuzoj kot. Është njësoj sikur unë të ngrihem tani dhe të them zoti Peza ju jeni kriminel.  Nuk mund ta bëj pa fakte. Po si ka mundësi që kryeministri i shqiptarëve nuk shkoi në Prokurori, Peza.

Alfred Peza: Klodi të lutem. Prokurori është shëmbëlltyrë e bashkëpunimit të drejtësisë me krimin e organizuar, po ta citoj.

Klodiana Lala: Unë e kuptoj se ju e mbroni për shkak të bindjeve tuaja politike. Unë e kuptoj pozicionin tuaj, por nuk është e ndershme që tu thuhet kështu shqiptarëve. Unë s’kam asnjë lloj pozicioni, unë jam gazetare zotëri.

Alfred Peza: Po të lutem tani se është kulmi i mungesës së edukatës pra, ç’është kjo tani.

Klodiana Lala: Këtë tërhiqe, duhet të kërkosh tani falje. Këtë mungesën e edukatës tërhiqe tani. Të lutem tërhiqe tani. Fred kërko falje.

Alfred Peza: Po ke ardhur për spektakël e për të plotësuar komplekset e tua, vijo. Kërko falje për të gjitha sjelljet e juaja ndaj meje që të kërkoj unë falje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME