Categories Lajme

Dëbora deri në 50 centimetra, mijëra familje në qarkun e Korçës ngelin pa energji elektrike

Pothuajse të gjitha fshatrat e njësive administrative të zonave malore të juglindjes së vendit janë të izoluara. Kalimi me vështirësi me zinxhirë bëhet vetëm në pjesën më të madhe të qendrave administrative. Më tej edhe për shkak të trashësisë se dëborës që ka shkuar deri në 50 cm është thuajse e pamundur lëvizja.

E rëndë situata paraqitet në të gjitha fshatrat e njësive administrative Dardhas, Trebinjë e Velçan në bashkinë e Pogradecit ashtu siç paraqitet e tillë edhe në fshatrat e Voskopojës, Lekasit, Vithkuqit në bashkinë e Korçës.

E rëndë situata për shkak të trashësisë se madhe te dëborës paraqitet në gjithë fshatrat e Devollit të Sipërm si dhe në fshatrat e njësive administrative Gorë e Moglicë të bashkisë së Maliqit.

Trashësia e dëborës ka bërë të vështirë qarkullimin e banorëve edhe në fshatrat e bashkisë së Kolonjes, aty ku ditën e djeshme në kthesën e Barmashit disa automjete janë bllokuar e është dashur ndërhyrja e mjeteve të shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur tërheqjen e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve që kanë qenë në këto mjete.

Më shumë se 20 mjete borëpastruese prej më shumë se 20 orësh vazhdojnë të punojnë për të mbajtur nën kontroll kalimin e mjeteve në akset kryesore nacionale të juglindjes, përfshi këtu Kapshticë – Qafë Thanë

Rrugët e fshatrave turistik të Dardhës, Voskopojës e Vithkuqit janë të kalueshme por policia e qarkullimit rrugor u kërkojnë drejtuesve të kenë mjetet e tyre të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë ashtu siç u kërkohet qarkullimi me goma dimërore edhe në akse të tjera nacionale.

Nga ana tjetër, për shkak të motit të keq, mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Pa energji elektrike janë fshatra të shumta të njësive administrative të bashkive Pogradec, Kolonjë, Korçë, Devoll, Maliq.

Situata bëhet më e rëndë përsa i përket rikthimit të energjisë elektrike nga trashësia e madhe e dëborës dhe pothuajse pamundësia e grupeve të punës për të ndërhyrë.

Pa energji elektrike janë fshatra të tërë në Çlirim, Panarit, Grabockë e Treskë. Gjithashtu pa energji elektrike janë fshatrat Podgozhan aty ku më tepër se 1000 familje prej më tepër se 10 orë vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ashtu siç vuajnë dhe banorët e fshatrave Shpellë, Jollë, Homçan, Homezh, Trebinjë, Cezmë.

Probleme me energjine elektrike paraqiten dhe në fshatrat e Maliqit si Senishti, Zvarishti, Tresova dhe Lozhani.

Edhe në Kolonjë fshatrat e Rehovës dhe fidri numër 2 në nënstacionit të Ersekës ka lënë pa energji elektrike me tepër se 400 familje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME