Categories Lajme

“Defender 21” në Tiranë, Yuri Kim: SHBA ka një mike të vërtetë si Shqipëria

“Defender 21” në Tiranë ka mbledhur kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Kjo e fundit hapi “ceremoninë”, ndërsa gjatë fjalës së saj, theksoi se aleanca mes Shqipërisë dhe SHBA është shumë e rëndësishme.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka theksuar nga sheshi ‘Nënë Tereza’, se ‘Defender 21’ hap një rrugë të vërtetë për një bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. Yuri Kim nënvizoi se marrëdhënia mes Shqipëria dhe SHBA duhet të jetë mbi çdo gjë. Kim tha se SHBA ka një aleat të vërtetë dhe të guximshëm si Shqipëria.

‘Kryeministri Rama, ministra dhe gjeneralë, burra dhe gra në uniformë, çfarë ditë e bukur për të ekspozuar ushtritë tona. Është një moment historik.

Gatishmëria, aftësi jonë garanton parandalimin e konfliktit, ruajtjen e paqes, dhe mbajtjen e kombeve tona të sigurta. Gjëja që më bën të lumtur është se shqiptarët dhe amerikanët që po njihen me njëri tjetrin. Ato do të forcojnë lidhjat tona për të ardhmen.

Ato ndihen njësoj siç ndihemi ne diplomatët të veshur me kostume, ato vlersojnë mikpritjen popullit shqiptar dhe janë krenar që SHBA e quan Shqipërinë si mik dhe aleat. Amerika ka një mike të vërtet dhe të guximshme, një aleate si Shiqipëria. Defender 21 hap një rrugë të vërtetë për bashkëpunimin tonë strategjik.

Unë beosj se suksesi i Defender 21, pasqyron angazhimin e popullit të Shqipërisë, të gjithë ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë ju jeni të bashkuar në marrëdhënien tonë.

Se kjo marrëdhënie është e rënd֝ësishme, se marrëdhënia e amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë tjetër. Ne qendrojmë me ju sot në mbështetje të fortë për një Shqipëri demokratike, të pavarur dhe të fortë ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ju”,  tha Kim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME