Mercedes-AMG është një ndër hiper-veturat më të modernizuara, por që ende nuk kemi më parë ndonjë prototip të tij – deri më tani. Pronarët e AMG ishin ftuar së fundmi në një ngjarje speciale në Baden-Baden, në Gjermani. Fatmirësisht, dikush arriti ta filmonte ‘AMG One’ rrugëve të shtetit perëndimor.
Në klipin e shkurtër, të publikuar në llogarinë e dëshmitarit të veturës në testim, mund të dëgjohet zhurma e jashtëzakonshme që liron prodhimi i ‘Mercedes’. Modeli i ri i Mercedes është i pajisur me një motor me katër nën-njësi elektrike, duke i dhënë super-veturës 1,200 kuaj-fuqi.
Fillimisht, shitjet për ‘AMG One’ ishin planifikuar të fillojnë ose më vonë këtë vit ose në fillim të vitit të ardhshëm, por ato tani janë vonuar deri në vitin 2021. Prodhimi do të kufizohet në 275 njësi, ku secila do kushtojë 2,7 milionë dollarë (përafro 2,455,000 euro).