Categories Lajme

Del fotoja, ky është 41-vjeçari që u ekzekutua gjatë mbrëmjes në Vlorë

Personi që shihni në foto është, 41-vjeçari Leart Keka është vrarë me armë zjarri sonte në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë Kishës Ortodokse ku u dëgjuan disa të shtëna. Dinamika e atentatit në Vlorë/ Një makinë e ndoqi 41-vjeçarin rreth 100 m. Si viktima pikasi autorët, u qëllua me breshëri nga pasagjeri.

“Gjithçka ka nisur në pjesën e pasme të Bibliotekës së Vlorë. Viktima e kishte pikasur se ishte duke u ndjekur, i cili e ka goditur motorin. Më pas ka nisur  të shtënat e armëve, viktima ka tentuar të largohet nga vendi ku kanë qenë goditjet. Pak larg zonës së Bibliotekës kanë qenë edhe goditjet e para.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe kokorja e motorit me të cilin lëvizte viktima. Motori është goditur nga makina. Më pas 41 vjeçari ka vijuar rrugën me këmbë dhe makina e ka ndjekur me shpejtësi. Mendohet që është një automjet Audi A6 ka qenë mjeti që e ka ndjekur, ka qenë i maskuar. Janë rreth 100 m dhe në fund 41-vjeçarit i është dhënë goditja fatale”

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME