Categories Teknologji

Del në shitje telefoni me karikuesin më të shpejtë, mbushet 100% për 10 minuta

Kompania “Realme” ka shpalosur telefonin e ri, të quajtur GT Neo5, i cili përmban aftësi të avancuara të mbushjes së shpejtë të baterisë, shkruan TechnoNews.

Realme GT Neo5 është telefoni i parë i mençur në botë që zbaton mbështetje për karikim të shpejtë prej 240W, që është aktualisht fuqia më e lartë e mbushjes me energji në industri.

Telefoni do të dalë në shitje në Kinë dhe është njoftuar se shpejtësia e mbushjes do të arrijë në të gjithë botën me modelin e ardhshëm – Realme GT 3.

GT Neo5 sjell tri teknologji mbushjeje të para në industri: arkitekturën e mbushjes së shpejtë 240 W, kabllon e parë të karikimit me porosi 12A dhe mini-karikuesin e parë të dyfishtë GaN 240W në botë.

Telefoni ofron më shumë se 80% kapacitet të baterisë pas 1600 cikleve të mbushjes, që është dyfishi i standardit të industrisë.

Përveç mbushjes së shpejtë, GT Neo5 ka gjithashtu një sistem ndriçimi transparent RGB në pjesën e pasme. Nëpërmjet dritares transparente, përdoruesit mund të shohin pllakën metalike të çipave me dizajn të personalizuar logoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Teknologji

Rama: Brenda 2 vitesh do përdorim inteligjencën artificiale

“Reformë në administratë, digjitalizim të shërbimeve” Revolucioni i teknologjisë në transformimin e shteteve ka qenë…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Pas Samsung, Apple vjen së shpejti me iPhone-in e parë që paloset

Thashethemet për një iPhone të palosshëm kanë qarkulluar prej kohësh, por duket se shumë shpejt…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Vladimir Putin komenton teknologjinë e re të çipit në tru: “Elon Musk nuk di të ndalet”

Intervista e Vladimir Putin për Tucker Carlson ka nxitur indinjata nga diskutimi që gazetari amerikan…

LEXO ME SHUME