Categories Sport

Sfida me Tiranën, Josa ul presionin: Jemi përgatitur si për çdo ndeshje

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së nesërme në kampionat ndaj Tiranës.

“Jemi përgatitur si për çdo ndeshje tjetër. Ndeshja për të dyja skuadrat është e një rëndësie të veçantë. Mua më intereson, duke pasur parasysh ndeshjen e fundit, skuadra të korrigjojë gabimet që ka bërë në sfidën me Kukësin. Të vazhdojmë punën dhe të shohim më tej. Tirana është 6 pikë para nesh. Mos të harrojmë që jemi po me të njëjtat pikë me Partizanin dhe skuadrat e tjera i kemi shumë afër. Kështu që duhet ta shohim këtë ndeshje si përparësi për të siguruar një vend në Europë.

Të gjithë e presim ndeshjen me Tiranën. Edhe sikur të kishim pozita të ndryshme në klasifikim, ndeshja me Tiranën ka gjithmonë një vlerë të veçantë. Jam trajneri i Vllaznisë dhe po pres ndeshjen me Tiranën. Por kam qenë dhe në pozicione të kundërta. Kam qenë trajneri i Tiranës dhe kam pritur ndeshjen me Vllazninë. Janë të dyja me shumë vlera. Janë të dyja skuadra me sportdashës shumë të zjarrtë. Kështu unë i kam pritur ndeshjet njësoj. Të shohim si të dyja skuadrat do të mundohen të marrin rezultat.

Ne kemi bërë dy ndeshje me Tiranën në Tiranë. Nuk do të thotë asgjë çfarë kemi bërë dy ndeshjet e kaluara. Kanë qenë dy ndeshje të cilat janë bërë në pozita të ndryshme në klasifikim. Edhe ndeshjen e parë që kemi shkuar dhe fituam në Tiranë kemi qenë ne në pozita të vështira. Kemi ardhur me pozita të tjera. Jemi 6 pikë larg Tiranës dhe barazim me pikë me Partizanin. Kemi dhe skuadrat e tjera mbrapa. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

 

 

Formacioni fitues nuk ndryshohet? Ky është një parim që në përgjithësi nuk e mbaj vetëm unë, por e mbajnë edhe trajnerë të tjerë. Unë duhet të ruaj një skuadër solide, unë duhet të ruaj një skuadër e cila të jetë gati për luftë. E kam thënë që në fillim të kampionatit. Unë këtë e konsideroj një luftë në të cilën njëra skuadër humb, tjetra fiton.

Tifozët përherë ndeshjen me Tiranën e kanë pritur në këtë mënyrë. Unë kujtoj shumë ndeshje të tjera, jo vetëm me Tiranën, por kemi qenë në 2007, kur unë kam qenë trajner këtu. Tirana ishte në vendin e parë dhe ne pretendonim për vendin e dytë. Kishim një ndeshje me Durrësin. Ishte stadiumi plot.

E fituam 3-1 ose 3-0 dhe mbas një jave kemi ardhur për të luajtur me Peqinin, ka pasur 200 veta në stadium dhe skuadra është mundur 0-2. Kështu që duhet t’i shohim pak këto precedentë. Si ndeshja me Tiranën, si ndeshjet e tjera, vlejnë për ne tre pikë. Unë shikoj interesimin që kanë kur dalim nëpër Shkodër. Ne do të hyjmë për të bërë lojën tonë dhe të marrim më të mirën nga kjo përballje. Sepse edhe ajo skuadra tjetër nuk është kot 6 pikë përpara nesh”, tha Josa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Presidenti i La Ligas e bën të kryer, Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit

Për presidentin e La Ligas, Javier Tebas, kalimi i Kylian Mbappes te Real Madridi është…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“Deja Vu”/ Roma likuidon Feyenoord pas llotarisë së penalltive

Roma ka eleminuar Feyenoord në sfidën e vlefshme për fazën e knock-out në Europa League.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Barcelona dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin në “Camp Nou” të kolumbianit 20 vjeçar Yaser Asprilla

Barcelona dëshiron të mbyllë që këtë pranverë transferimin në “Camp Nou” të talentit 20-vjeçar kolumbian…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbrëmje emocionuese! Sa shumë raste shënimi, Interi triumfon në “aktin” e parë ndaj Atletikos së Simeones

Mbrëmje emocionuese në “San Siro”, Interi triumfon ndaj Altetiko Madridit, me rezultatin 1-0 në sfidën e vendosur nga goli i Marko Arnautoviç në minutën e 79-të.  “Ziklatërit” dikuan ritmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Sport

Bastet sportive– Ja kush fiton vërtetë nga ligji i ri

Ligji për bastet sportive, i cili teknikisht mundet t’i rikthejë ato në treg pas më…

LEXO ME SHUME