Categories Lajme

Del nesër para gjykatës/ Laert Haxhiu në pranga, ekstradimi drejt Shqipërisë në plan të dytë! Greqia i ngre 3 akuza penale

I shumëkërkuari Laert Laxhiu, i cili u prangos tri dite më parë në Greqi, do të dalë të premten në dy seanca të ndara në Gjykatën e Janinës, ku pritet t’i caktohet një masë sigurie për akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet e shtetit fqinj.

Procesi i parë ka lidhje me akuzat e falsifikimit të pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit, të kryera në Greqi. Por pas saj në një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës Shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Arsyeja e qëndrimit të Haxhiut në Greqi, sipas burimeve lidhet me faktin se ai kishte dy anëtarë të familjes së tij atje.

31-vjeçari dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017, ku në qendër të qytetit u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifit.  Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të tentative dosje, e cila është në Gjykatën e Lartë. Burime nga SPAK kanë bërë me dije se ia kanë përcjelle materialet për 31-vjecarin, Ministrisë së Drejtësisë ndërsa kjo e fundit përmes letërporosisë ia ka përcjellë shtetit grek.

Për masakrën e Lushnjës Gjykata e Posacme  ka dhënë dy burgime të përjetshme për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshi, ndërsa është ende në process gjyqi për Laert Haxhiun, i cili ishte shpallur në kërkim ndërsa jetonte ne shtetin Grek ku duket se ka krijuar edhe familje. Bashkë me haxhiun, në momentin e arrestimit në automjet ndodheshin edhe shtetasit Firdeus Berberi, I shpallur në kërkim në 25 qershor 2022, për një atentat në Pogradec dhe Juxhin Barjami, I plagosur në vitin 2021 në një atentat në Athinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME