Categories Lajme

Parashikoi votën e deputetëve për t’u rritur rrogën vetes, meme goditëse e aktivistit

Kuvendi ka miratuar sot tre projektligjet për reformën e pagave në institucionet kushtetuese dhe administratën publike. Deputetët miratuan rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës, por edhe të vetë kryeministrit Rama, pr/ligjet u votua me shumicë të cilësuar votash.

Nga 1 prilli paga e presidentit nga 257.000 lekë bëhet 425.000 lekë, kryeministrit nga 228 000 lekë bëhet 393.125 lekë, zv.Kryeministrit nga 187.000 lekë bëhet 330.000 lekë, kreu i Kuvendit nga 229.000 lekë bëhet 393.125 lekë, ministrit nga 175.000 lekë bëhet 318.750 lekë, deputetit nga 157.000 lekë bëhet 310.250 lekë etj.

Ndërsa rritja për këto kategori është deri në 90 për qind, rritja e pagave për 130 mijë punonjës buxhetorë, me normën e rritjes së inflacionit realisht është zero, thonë kundërshtarët e ligjit të sapomiratuar.

Këtë vendim të pritshëm, në fakt, e kishte parashikuar, me një meme goditëse edhe aktivisti Genc Sejko, që vendosi sipër një foto të deputetëve duke votuar “pro” dhe poshtë një njeri që duket nga mesi e poshtë, sepse pjesën tjetër e ka të zhytur në një kazan mbeturinash, ku kërkon për mbijetesë, një paralelizëm me lëmoshat qeveritare që jepen për 670 mijë pensionistë të cilëve u indeksohet vetëm norma e inflacionit dhe shumicën e të punësuarve që marrin diçka me shumë se rroga minimale.

Votimi i sotëm i dënuar gjerësisht vjen vetëm 11 ditë nga votimet e 14 majit për zgjedhjet vendore, por që u pa si votëbesim për qeverinë e Ramës, që i rriti rrogat…vetes, kurse votuesi të shikojë…plehrat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME