Categories Lajme

Del njoftimi i rëndësishëm për të gjithë ata që u skadojnë dokumentet e identifikimit brenda këtij viti, ja çfare duhet bërë

Aplikimet për karta ID do te behen tashme duke respektuar disa fasha kohore për 3 muajt e ardhshëm.

Lajmin e ka dhene zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, gjate një inspektim qe kreu në ambientet e ADISA-s në Njësinë Nr. 6 Tiranë, ku aplikohet për dokumente identiteti biometrike.

Voda ishte bashkë me deputeten e Tiranës Blerina Gjylameti dhe administratorin e Njësisë së Kombinatit, Adriatik Merko.

Zv.ministrja u shpreh se për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që u skadojnë dokumentet brenda këtij viti, është përcaktuar një radhë për aplikimet, duke lejuar të aplikojnë brenda muajit tetor vetëm shtetasit që kanë marrë dokumentet në fashën kohore Janar – Prill 2009; në muajin Nëntor ata që kanë marrë dokumentet në muajt Maj – Gusht 2009 dhe pjesa tjetër në Dhjetor.

Kjo ndarje, nënvizoi Voda, duhet respektuar pasi përndryshe, shtetasit që kapërcejnë afatet, do të mund të aplikojnë vetëm në janar 2020.

Parlamenti zgjati afatin e vlefshmërisë dokumenteve që skadonin brenda 2019-ës me qëllim që t’u lehtësonte qytetarëve kryerjen e shërbimeve dhe për shkak të procesit zgjedhor të këtij viti. Tashmë çdo shtetas gjendet para mundësisë të aplikojë në kohë për të marrë dokumentin e ri të identitetit, qoftë ID apo pasaportë biometrike.

Afatet kohore

Kartat ID të prodhuara në muajt JANAR, SHKURT, MARS, PRILL 2009
Aplikimi deri në 31 Tetor 2019

Kartat ID të prodhuara në muajt MAJ, QERSHOR, KORRIK, GUSHT 2009
Aplikimi deri në 30 Nëntor 2019

Kartat ID të prodhuara në muajt SHTATOR, TETOR, NËNTOR, DHJETOR 2009
Aplikimi deri në 31 Dhjetor 2019

Deklarata:
“Më vjen mirë që sot ndodhemi këtu, pra në zyrat e ADISA-s të Njësisë 6, bashkë me Blerinën dhe Adriatikun. Ajo çfarë shoh është pikërisht fluksi i madh i njerëzve, nëse do të shohim postet e aplikimit të Aleat-it. Pra fluksi është i madh, njerëzit vijojnë të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Kemi menduar, në mënyrë që të rregullojmë fluksin, – i cili patjetër në muajin dhjetor do të jetë i lartë, pasi kemi përveç kartave të identitetit edhe pasaportat biometrike, – të bëjmë një ndarje në fasha të qytetarëve për aplikim. Do të thotë u bëj thirrje qytetarëve, të cilëve u skadon karta në periudhën janar-prill, të vijnë të aplikojnë brenda muajit tetor. Qytetarët nga maji deri në gusht duhet të aplikojnë në muajin nëntor dhe, nga shtatori deri në dhjetor, do të aplikojnë në muajin dhjetor. Këtë ndarje në fasha ne e kemi bërë që të shmangim fluksin, që qytetarët të marrin shërbimin në kohë. Por më lejoni të them, ju lutem zbatojeni këtë rregull që ne kemi vënë për të pasur ju një shërbim më të mirë, por edhe të mos penalizoheni se më pas do të duhet të prisni muajin janar për të aplikuar për të marrë dokumentin e identifikimit,” tha Zv.ministrja Voda.
Deputetja Blerina Gjylameti, u shpreh me këtë rast se:
“Para disa muajve morëm një vendim për të shtyrë afatet e përfundimit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, ID dhe pasaportat, në mënyrë të tillë që të mos krijonim probleme përsa i përket votimit apo ushtrimit të së drejtës për të votuar të qytetarëve.

Sot jemi në një moment ku po i afrohemi një afati tjetër, ku një pjesë e mirë e qytetarëve iu skadojnë dokumentet e identifikimit.

Ndaj duke parë qoftë fluksin që kemi tani në pikat ku aplikohet, të Aleat-it, ne i bëjmë një thirrje të gjithë qytetarëve që të mos presin përfundimin e dokumentit, apo vlefshmërisë së dokumenteve të tyre, por të afrohen që në këtë ditë për të aplikuar, dhe në mënyrë të posaçme, duke pasur të koordinuar dhe të planifikuar momentin kur vijnë për të aplikuar, do të bëjmë të mundur që të mos kemi vonesa apo radhë të gjata.
Nga ana tjetër, janë hapur në Tiranë disa pika ku mund të aplikojnë qytetarët, pra pikërisht për të lehtësuar shërbimin ndaj tyre,” tha deputetja Gjylameti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME