Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023 janë vonuar për më shumë se tri orë rreth 281 fluturime dhe 60% e vonesave janë të kompanise Wizz Air. Nga shifrat e bera publike prej Autoritetit te Aviacionit Civil kompania low-cost Wizz Air,  ka probabilitetin më të keq të mundshëm, me koeficientin 26.8 fluturime me vonesa mbi 3 orë në 1000 të tilla. Si pasojë e shtyrjes së orës së fluturimit, minimalisht vjet është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë-Tereza 843 orë.

Wizz Air si nje kompani e cila erdhi në tregun shqiptar me synim për të sjellë cilësi, shërbim dhe korrektësi me çmim të ulët, në fakt po lë me mijëra pasagjerë në pritje neper aeroporte. Gjatë vitit të kaluar sipas Aviacionit Civil janë anuluar 90 fluturime në total, nga 50,702 fluturime të realizuara nga TIA, ndërsa më shumë se 30% e tyre janë të Wizz Air.

Kompania rezulton me shërbimin më të keq teksa ka lënë pa udhëtim qytetarët në 34 fluturime me një koeficient prej 5.7 udhëtime të dështuara në 1000 të tilla. Në total vjet për anulim të fluturimit apo për vonesë të tij janë bërë 214 ankesa nga qytetarët prej të cilëve janë kompensuar 121 pasagjerë dhe pjesa tjetër, 65 janë në proces. Shkaqet kryesore për këto shtyrje sipas aviacionit janë vonesat e fluturimeve në aeroporte të Komunitetit Evropian apo jashtë saj, moti i keq, problemet teknike, mungesa e ekuipazhit, grevat e sindikatave në fushën e aviacionit civil dhe aktivitetet ushtarake në hapësirën Evropiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME